Të gjithë qytetarët që do të përdorin platformën bashkëqeverisëse do të të marrin përgjigje direkte nga eprorët më të lartë, që janë ministrat.
Në një aktivtet për këtë platformë shefi i qeverisë tha se çdo qytetar mund të realizojë një denoncim, me qëllim që të sensibilizojë qeverinë.
Rama: Përmes platformës njerëzit do marrin përgjigje dhe përgjegjes për çdo ankesë dhe për çdo vlerësim të shprehjes së dëshirës për kontrinut janë ministrat dhe ministret. Në këtë platformë çdo qytetar mund të realizojë një denoncim në media, me qëllimin që të sensibilizojë qeverinë. Të gjitha denoncimet në media, apo kudo tjetër janë të mirëseardhura.
Por kjo platforma krijon mundësinë që ta zgjidhësh problemin direkt. Duke përdorur këtë platform njerëzit marrin në dorë një armë për të luftuar të drejtat e tyre dhe i japin mundësi vetes që në këtë luftë të jenë me qeverinë në krah.