Pavarësisht erëravë që përfshinë bregdetin e Velipojës gjatë së dielës, një numër I lartë pushuesish vizituan këtë pikë turistike.

Që pas hapjes së sezonit edhe sektori I bar-restoranteve e hotelerive po ofron gjithnjë e më shumë shërbime. Ajo që I gëzon pushuesit është pastërtia në bregdet.

Në rajonin e veriut, Velipoja mbetet një ndër destinacionet më të rëndësishme turistike gjatë stinës së nxehtë. Një problematikë e shfaqur ndër vite në këtë bregdet është mungesa e hapësirave publike në plazh, gjë për të cilën është angazhuar Bashkia Shkodër.

Artikulli paraprakÇELET SEZONI TURISTIK MALOR NË RAZËM
Artikulli tjetërGJYREZI: VITIN E ARDHSHËM DUHET NJË VLLAZNI TJETËR