Moti i paqëndrueshem nuk e ka ndalur sezonin turistik në Shëngjin.Vija bregdetare vijon të jetë e populluar edhe në këto ditë të para të muajit shtator.

Çmimet më të uleta në këtë periudhe duket se i kanë joshur pushuesit të cilët janë kryesisht shqiptarë të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.Operatoret turistik thonë se referuar pronotimeve, pritshmeritë janë mjaft pozitive për një zgjatje të sezonit.

Shëngjini është kthyer një nga destanicionet turistikë më të pëlqyera gjatë viteve të fundit, ku numri i pushuesve ka ardhur gjithnjë në rritje, ndërsa në vazhdimësi po punohet që sezoni turistik të zgjatet përtej 3 muajve të veres.

 

Artikulli paraprak“RRITJA E ÇMIMIT TË ENERGJISË I PAPËRBALLUESHME POR I DREJTË”
Artikulli tjetërVRASJA E ÇEKORES, LIHEN TË LIRË 15 TË SHOQËRUARIT