Eshtë tetor, por moti i ngrohte me temperatura mbi 25 gradë e kanë bërë Shëngjinin të frekuentuar edhe këtë periudhe.

Ndonëse jemi në vjeshtë, përgjatë vijes bregdetare nga Rana e Hedhur deri në Kune ka ende shumë pushues.Disa kanë ardhur për të kaluar fundjaven e të tjere kanë zgjedhur të pushojnë në këtë periudhe. Favorizuar nga moti i ngrohte me diell, pushuesit thonë se vjeshta është një periudhe e mire për të bërë plazh, ndërsa vlersojnë maksimalisht bregdetin e Shëngjinit.

Ndonëse sezoni turistik është mbylluar zyrtarisht pushteti vendor dhe biznesi vendas në Shëngjin vijojnë të ofrojnë shërbime, e kjo do të vijojë për sa kohë kjo zonë turistike do të jetë e frekuentuar nga vizitor e pushues.

Artikulli paraprakLUFTIMET HAMAS-IZRAEL, MINISTRIA E JASHTME U VJEN NË NDIHMË SHQIPTARËVE
Artikulli tjetërDHUNOI BABAIN, ARRESTOHET ROBERT STAKA