Teksa sezoni turistik ka nisur, siguria në plazhe vijon të jetë problem edhe këtë vit në bregdetin e Shëngjinit.Në pjesen e më të madhe te vijes bregdetare mungojnë kullat e vrojtimit, por edhe aty ku janë vendosur janë bosh.

Pushuesit thonë se ndjehen të pasigurtë, pasi nuk kanë munguar rastet kur janë rrezikuar të mbyten në det.Ata kërkojnë që ti jepet zgjidhje kësaj problematike.

Nën kryetari i Bashkisë Lezhë Ermal Pacaj thotë se do të ushtrohen kontrolle dhe do të merren masa ndaj të gjitha subjekteve që shfrytëzojnë plazhin, dhe nuk i respektojnë kriteret e përcaktuara në kontraten që kanë lidhur me bashkinë.

Mungesa e vrojtuesve të plazhit mbetet një problematik e trashëguar nga sezonet e kaluara edhe pse është një detyrim ligjor si për bashkitë ashtu dhe për subjektet private.

Artikulli paraprak2 BLERJE TË REJA PËR VLLAZNINË, PORTIERI MEHIDRI DHE SULMUESI HAJDARI
Artikulli tjetërAKSIDENT NË LEZHË, HUMB JETËN I MOSHUARI