Të gjithë e duan rërën e plazheve të Sardenjës, jo vetëm për ta shijuar ndërsa pushojnë gjatë verës por edhe për ta marrë më vete në sasi të mëdha, diçka e cila është e ndaluar me ligj.

Shoqata “Sardenja vidhet dhe plaçkitet” ka denoncuar rastin e fundit të grabitjes së 200 kilogram kokrra kuarci, të vjedhura javët e fundit nga plazhi i Is Arutas. Ato u bllokuan në aeroportin Cagliari.

“Ishte vetëm një pjesë e vogël e asaj që zhduket realisht e transportohet me traget,” shpjegon shoqata.

Rëra ishte paketuar në pesëdhjetë shishe plastike dhe iu dorëzua autoriteteve.
Sardenja njihet për rërën e bardhë dhe është rreptësisht e ndaluar ta marrë atë nga ishulli. Për vite me radhë banorët në Sardenja janë ankuar për vjedhjen e aseteve natyrore, përfshirë këtu edhe rërën e ishullit.

Sipas një ligji të vitit 2017, tregtia e rërës, guralecëve dhe guaskave është e paligjshme dhe zakonisht dënohet ne gjobë deri në 3 mijë euro.

Në vitin 1994, hyrja në plazhin e njohur rozë në ishullin Budelli në veri-lindje të Sardenjës u ndalua mes shqetësimeve për të ardhmen e saj. Autorietet janë të shqetësuara pasi tonelata me rërë të cmuar nga ishulli zhduken çdo vit.

Turistët, kryesisht europianë përfshirë këtu edhe italian, e marrin rërën dhe e nxjerrin në ankand nëpër faqe online.

Artikulli paraprakQEVERIA I BLLOKON FONDET BASHKISE SHKODER,REAGON BASHKIA DHE ISH DEPUTETI LUKA
Artikulli tjetërNË PLAZHIN E VELIPOJËS, VROJTUESI BREGDETAR RIKTHEN NË JETË PUSHUESIN 15-VJEÇAR