Plazhi i Kunës në Lezhë ka marrë vemendjen e turisteve të huaj, të cilët vendosen me kampera në këtë zonë turistike.
Ndërthurja e natyres me detin dhe lagunen e kanë bërë Kunen mjaft tërheqese, për turistet të cilët vinë nga vende të ndryshme të Evropes por edhe më gjere.
Krahas bukurive natyrore të Kunës, turistet vleresojnë mikërpitjen e vendasve në këtë zonë.
Interesi i të huajve për bregdetin e Kunës ka ardhur gjithnjë në rritje, duke nxitur operatoret turistik që të rrisin gamen e shërbimeve.
Zona e Kunës është një perle e bregdetit të Adriatikut që po njeh gjithnjë e më shumë zhvillim, falë investimeve dhe shërbimeve të privatit dhe pushtetit vendor.