I kthyer në një destinacion turistik të pëlqyer gjatë viteve të fundit, plazhi i Tales në Lezhë po terheq gjithnjë e më shumë vemendjen e pushuesve.Me një vijë bregdetare 12 km dhe gjeresi 100 metra, ky plazh i cili ndodhet mes grykederdhjes së Lumit Mat dhe Drin është mjaft i populluar në këto ditë të nxehta korriku.
Pushuesit në Tale janë kryesisht ditor të ardhur nga zona e Mirditës, Kurbinit dhe Krujes, por nuk mungojnë as kryeqytetasit, shqiptaret e kosoves apo dhe turist të huaj.
Cilësia e rerës dhe ujit, hapësirat e bollshme publike dhe çmimet konkuruese janë arsyet pse plazhi i Tales po merr kaq shumë vemendje.
Numrit gjithnjë në rritje të pushuesve në Tale, po i përgjigjet dhe privati.Janë ndërtuar njësërë njesish sherbimi si dhe po rriten gjithnjë e më shumë kapaciteti akomodues.