Ksamil, plazhi pa vrojtues vdes rusja, familja: E goditi motori

Vazhdon tragjedia e të mbyturve në plazhet tona, ku një tjetër pushuese është nxjerrë e pajetë nga deti. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në plazhin e Ksamilit, Sarandë, ku një 16-vjeçare është mbytur pranë vendit të quajtur “Tre ishujt”. Sipas të dhënave paraprake dyshohet se viktima është një vajzë ruse, ndërsa nuk është bërë i ditur ende identiteti i saj. Ajo që shton misteres e kësaj vdekje ka të bëjë me plagët në kokë dhe trup që ka e mitura. Familjarët dyshojnë se vajza është goditur nga një motor uji teksa po notonte pranë bregut të detit. Ndërsa Prokuroria dhe Policia kanë nisur hetimet për ngjarjen pas dëshmive të familjarëve dhe personave të tjerë të cilët janë bërë dëshmitarë. Trupi i pajetë i turistes 16-vjeçare ndodhet në morgun e spitalit të Sarandës ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore. 16-vjeçarja ruse e cila u mbyt këtë të premte në plazhin e Ksamilit, ka plagë prerëse në kokë dhe në trup. Kjo shton dyshimet për shkaqet e vërteta të vdekjes së të miturës. Pretendimi i familjarëve është se pushuesja ruse është goditur nga një motor uji. Trupi është dërguar në morgun e spitalit të Sarandës ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore. Edhe dëshmitarë në vendin e ngjarjes pohojnë se pranë vajzës që po notonte në det, ka kaluar me shpejtësi një motor uji, ndërsa pas 10 minutash ata kanë pikasur trupin e pajetë që pulsonte në ujë. I njëjti rast si një vit më parë në plazhin e Himarës kur turisti rus, Kaimov, gjithashtu u godit nga motoskafi i biznesmenit Fatmir Kuçi dhe për rrjedhojë humbi jetën për shkak të gjymtimit. Kjo do të rëndonte edhe më tepër skandalin e plazheve shqiptare, ku krahas mungesës së vrojtuesve dhe Rojeve Bregdetare nuk ka as siguri nga mjetet e lundrimit. Megjithatë, shkak për vdekjen e 16-vjeçares mund të ketë qenë edhe hedhja në det dhe kontakti i saj me një shkëmb nënujor i cili mund t’i ketë shkaktur dëmtime në kokë. Ndërkohë që shkon në 6 numri i pushuesve të mbytur në plazhe në vetëm gjashtë ditët e fundit. Ditën e djeshme u mbyt një 35 vjeçar nga Prishtina në Velipojë, i cili hyri në ujë për të shpëtuar bashkëshorten, por gjeti vdekjhen. Ndërsa të shtunën e kaluar, në Vlorë u mbytën 4 pushues, tre në Zvërnec dhe tjetri te Uji i Ftohtë, për shkak të dallgëve të detit. Shkak për ngjarjet e rënda në plazhet shqiptare është bërë edhe mungesa e rojeve bregdetare, ndërsa institucionet, bashkitë dhe Agjencia e Bregdetit ia hedhin fajin njëra-tjetrës. Kjo papërgjegjshmëri e institucioneve po merr jetë njerëzish çdo ditë. Ndërkohë, Report Tv arriti të intervistojë një të ri në Durrës, me profesion Roje Bregdetare i certifikuar në Malin e Zi një vit më parë. Ai tha se është i papunë ndërsa pranoi se nuk është kontaktuar nga asnjë prej institucioneve. Plazhet shqiptare nuk monitorohen dhe si të tilla nuk përmbushin asnjë kusht sigurie duke bërë që jeta e gjithsecilit të jetë në rrezik në çdo moment. Njoftimi i plotë i policisë Informacion paraprak Më datë 21.07.2017, rreth orë 13:00, njoftohemi nga shërbimet e policisë kufitare se në Ksamil është mbytur një shtetase. Policia është afruar menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar se tek vendi i quajtur ”3 Ishujt” Ksamil, Sarandë, është gjetur e mbytur një vajzë e cila pas hetimeve paraprake dyshohet të jetë shtetase Ruse, rreth moshës 16-17 vjeçare. Po punohet për gjeneralitetet e plota. Trupi i saj po dërgohet drejt Spitalit Sarandë për veprimet e mëtejshme hetimore.

Artikulli paraprakVETËVRASJET, SHENJAT DHE PARANDALIMI
Artikulli tjetërASGJËSOHEN 13 BIMË NARKOTIKE, ARRESTOHET KULTIVUESI