Drejtoria e sherbimit pyjor ne Shkoder pushtohet nga plehrat.Duket e pabesueshme por edhe nje institucion shteteror i cila ben pjese ne Ministrine e Mjedisit po perdoret si nje vend grumbullim mbeturinash.
Situata eshte tejet ironike po te kthejme ne kujtese nismat e ndryshme te Ministrise se Mjedisit per pastrimin e territoreve apo mbajtjen paster te ambienteve te perbashketa ndersa nga ana tjeter institucionet nen kujdesin e saj perfshihen nga plehrat. Ata jane te pranishme kudo.I gjithe rrethimi i ketij insitucioni shoqerohet nga mbetje te cilat kane zaptuar edhe trotuarin per kalimtaret. Si te mos mjaftonte fare prane ketij rrethimi ndodhet nje tabele e cila fare qarte paraljmeron qytetaret per mos hedhjen e mbeturinave pas ne te kundert do te gjobiten. Individe dhe biznese te papergjegjshme e kane kthyer hyrjen e ketij institucioni nje vend grumbullim mbetjesh, inertesh dhe cdo gjeje tjeter te cilat pervec eres se keqe nuk percjellin nje panorame aspak te mire.Nuk dihet akoma se pse as perfaqeues te drejtorise se pyjeve nuk reagojne perballe kesaj situate.