Situata e mbeturinave ne qytetin e Shkodrës nuk po arrin te gjeje një zgjidhje përfundimtare.Banoret e lagjes tek ish divizioni jetojnë mes grumbullit te plehrave qe nder vite vazhdojnë te hidhen tek zona e njohur me emrin pishina ushtarake. Familjaret shprehen se kjo lagje është lëne totalisht pas dore duke mos pasur asnjëherë vëmendjen e pushtetit lokal.
Jane rreth 30 familje qe jetojnë ne kete situate prej 15 vitesh.Vendin e rregullit dhe pastertise e kane zëne jo vetëm inertet apo plehrat por edhe kafshët e ngordhura te cilat i shikon kudo madje edhe afër pallateve sociale te ndërtuara se fundmi ne këtë zone. Banoret tregojnë se gjate verës detyrohen te flenë me dritare te mbyllura pasi aroma e keqe është e pranishme ne çdo ore te ditës dhe epidemitë e mundshme kane vene ne alarm shtepiat përreth .Nje tjetër shkak i kësaj gjendje aspak normale është mungesa e koshave te mbeturinave nga ana e Bashkisë Shkodër.Dhjetëra familje detyrohen te bejne qindra metra rruge për shkarkimin e tyre.