Plot 116 aksidente rrugore janë regjistruar gjatë janarit 2017 dhe në krahasim me vitin 2016 numri i tyre është ulur në 20.1%.

Të dhënat vijnë nga Institutit i Statistikave ku rezulton se gjatë janarit të këtij viti janë aksidentuar 158 persona nga 202 që ishin një vit më parë. Sipas INSTAT numri mesatar i personave të vdekura gjatë janarit është 22. 83% e rasteve të aksidenteve rrugore kanë ndodhur nga sjellja e drejtuesit të mjetit, ndërsa numri më i lartë i aksidenteve në 26.1% është kryer nga mosha 16-25 vjeç. Sipas INSTAT numri mesatar i të aksidentuarve për 100.000 banorë ishte 5 persona, krahasuar me mesataren e vitit 2016 ku numër u ul me 31.8%.

Artikulli paraprakHAJDUTËT FUTEN NË SHTËPINË E FAMILJES SË BIN LADEN
Artikulli tjetërVDES PAPRITUR AMBASADORI I RUSISË NË OKB