Pas kërkesës që i dorëzoi Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme që të jepej plotfuqishmëri për nisjen e negociatave me Greqinë, presidenti Ilir Meta ka bërë lëvizjen e radhës për konsultime me ish-krerët e shteteve. Kështu, pasi takoi Nishanin dhe Bamir Topin, sot Meta pret në zyrën e tij edhe ish-kryeministrin Sali Berisha.