Një shofer taksie është plagosur me armë zjarri në fshatin Palasë të Himarës. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Himarë – Llogara, ku është qëlluar me armë shtetasi me iniciale B.G, 70 vjeç.

Policia sqaron se autorë të ngjarjes janë dy shtetas, të cilët ishin në pjesën e pasagjerit. “Shërbimet e Policisë shkuan menjëherë pranë vendit të ngjarjes dhe kanë konstatuar se në fshatin Palasë shtetasi B.G., 70 vjeç, (shofer taxie), është qëlluar me armë zjarri dhe ka mbetur i plagosur në krahë prej dy shtetasve të tjerë të cilët ishin pasagjer. Shtetasi B.G., është transportuar në Spital për të marrë mjekimin e nevojshëm, aktualisht jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftim.

Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli me qëllim kapjen e autorëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes

Artikulli paraprakPRITË 39-VJEÇARIT NË HYRJE TË QYTETIT, PLAGOSET NË KËMBË
Artikulli tjetërAKSIDENT TE UNAZA E RE MAKINA BËN SALTO 100 METRA