Plumba për dashuri, arrestohet shqiptari që plagosi 2 persona në Itali

Çështje dashurie të rregulluara me një pistoletë. Ngjarja ka ndodhur në Brindisi të Italisë, më 30 maj, protagonist i së cilës është një shqiptar. Këtë mëngjes, karabinierët e Brindisit kanë ekzekutuar një masë arresti me burg për 30-vjeçarin shqiptar Burim Tatani, i njohur si ‘Kledy’, i akuzuar si atentatori dhe vëllezërit Salvatore Mario e Gianluca Volpe, 21 e 19-vjeç, të akuzuar për plagosje të rëndë, armëmbajtje pa leje, dhe zhvatje. Raportohet se mbesa e njërit prej të plagosurve që kishte marrëdhënie me një te afërm të shqiptarit, është bërë shkak i pritës me armë zjarri në ‘Benvenuto Cellini’ të Brindisit. I lënduari ka kundërshtuar marrëdhënien. Personat e mbetur të plagosur janë Giuseppe Caputo, 58 vjeç, e Cosimo Iurlaro, 45 vjeç. Një rol kryesor në hetime luajti një kamerë sigurie private, që filmoi skenën. Në video duket momenti i plagosjes dhe dallohet se asnjë kalimtar nuk ndalet për të ndihmuar të lënduarit. Sipas policisë, të cituar nga mediat lokale, asnjë nga banorët e zonës nuk ka dhënë informacione të vlefshme për hetimet.

Artikulli paraprakREFUGJATI SIRIAN I KTHEN NJË GJERMANEJE 50 000 EUROT E HUMBURA
Artikulli tjetërSTUDIMI/ 28% E POPULLSISË NË 2015 JANË LARGUAR NGA SHQIPËRIA