Plumba të riut, shqiptarët bëjnë atentat në Itali

Një i ri është qëlluar me pistoletë para lokalit “Mario” në rrugën “Vetrano”, në lagjen Cornigliano të Genoa-s në Itali. Atentati ka ndodhur mbrëmjen e sotme, pak pas orës 20 dhe i 25-vjeçari, një senegalez, është plagosur në këmbë. Ai është transportuar me urgjencë në spitali Villa Scassi në zonën Sampierdarena, raportojnë mediat lokale. Në vendngjarje kanë mbërritur agjentët e policisë që kanë nisur hetimet për të verifikuar autorët që qëlluan mbi të riun. “Ai u qëllua nga një grup shqiptarësh”, citohet të ketë thënë pronari i barit.Mediat lokale raportojnë se një arsye e mundshme e atentatit është larja e hesapeve për pazaret e drogës. Nuk përjashtohet mundësia që senegalezi mund të ketë pasur një borxh me furnizuesit e tij, që dyshohet se janë shqiptarë. Hetimet vijojnë për zbardhjen e rastit. 

 

Artikulli paraprakPRESIDENTI BUJAR NISHANI REAGON PER DEKLARATEN E PS
Artikulli tjetërARRESTIM TEK ‘FUSHA E AVIACIONIT’ NË TIRANË