Është përmbyllur sezoni I parë I ciklit të takimeve letrare “PlumbÇ” e cila është zhvilluar çdo muaj në Qendren Rinore Arka.

Të ftuarit e këtij takimi miqësor për pasionin për letërsinë kanë qënë emrat të njohur në krijimtarinë e tyre. Mikëpritësja e “PlumbÇ” Elona Çuliq përcjell për mediat sesi ka qënë për të kjo eksperiencë.

Por e ftuara e fundit në përmbylljen e ciklit të “PlumbÇ” ka qënë shkrimtarja Entela Tabaku ecila shprehet shumë e emocinuar në pjesëmarrjen e saj në këtë organizim.

“PlumbÇ” që në fillimin e tij si cikël takimesh letrare ka pasur si synim që të ftojë të rinjtë me librin, leximin dhe ndërveprimin e krijuesve. Cikli I takimeve letrare “PlumbÇ” përmbyll kështu një sezon mjaft të mirë duke u rikthyer sërisht në shtator për të apasionuarit mbas letërsisë në Qendren Rinore Arka.

Artikulli paraprakFINALIZOHEN NËNTË MUAJ KURSE ARTI
Artikulli tjetër“KRIM NË LIQEN, PO SHKATËROHET PESHKU”