Partia Mendimi i djathtë liberal në Shkodër, ka shprehur hapur qëndrimin pro partisë demokratike ne zgjedhjet e 25 Qershorit.
Kryetari i kësaj force politike, Mustafa Lici, ka deklaruar se shqiptarët do të votojnë kundër mëkatit ne 25 Qershor, dhe pro Lulzim Bashës. Të pranishëm në këtë takim, kanë qënë kandidatët për deputet të Partisë Demokratike, nderkohe qe anëtarët dhe simpatizantët e kësaj force politike kanë garantuar mbështetjen maksimale për Partinë Demokratike .