Policia e Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit në Shkodër ka përqëndruar punën e saj tek hoteleritë që veprojnë në të gjitha pikat turistike të qarkut.

Zona që kërkon më shumë mbulim është ajo e Velipojës. Hoteleritë në plazhe që nuk disponojnë mjetet përkatëse të mbrojtjes nga zjarri do të goditen rëndë.

Sa i përket karburanteve që janë të pajisur edhe me impiante gazi, ndonëse janë një bombë me sahat për qytetarët, Bushati thotë se këto pika e kanë të drejtën që të kryejnë veprimtarinë e tyre pasi janë të licensuara.

Nuk përjashtohen rastet kur subjekte të caktuara veprojnë në kundërshtim me ligjin
Policia e Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit në Shkodër do të vijojë kontrollet për të shmangur rastet e përsëritura të zjarreve në banesa dhe ambiente të tjera që kanë si shkak gjendjen e papranueshme teknike të bombolave të gazit.

 

Artikulli paraprakKËRKON LIRIMIN NË APEL, TAHIRI TEK KRIMET E RËNDA
Artikulli tjetërMALËSI E MADHE, 2018-ta INVESTIME NË SHËNDETËSI