Aksident në rrugën që lidh Fushë-Krujën me Ishmin. Përplasja e dy makinave ka ndodhur në afërsi të fshatit Mazhë.

Dy makina tip ‘Benz’ janë përplasur me njëra-tjetrin dhe sipas dëshmitarëve okulare janë plagosur 3 persona të cilët janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë.

Njëri nga të plagosurit është identifikuar si Mëhill Muça 58 vjeç, nga fshati Mallkuç.

Drejtuesi i njërit prej makinave ‘Benz’, atij me targe AA 725 RK nga Ishmi me mbiemër Visha ishte duke dërguar të vëllanë për në spitalin e Krujës dhe po udhëtonte me shpejtësi të madhe.

Si pasojë e shpejtësisë ka goditur ‘Benz-in’ tjetër me targe AA 704 PP me drejtues Mëhill Muçën, duke mbetur të plagosur të tre.

Artikulli paraprakPRESIDENTI META NDEROHET ME TITULLIN MË TË LARTË TË KROACISË
Artikulli tjetërDENOHEN TRE GJYQTARET E APELIT QE PANE” EL CLASSICO”ME PARATE E BIZNESMENIT