Lëvizja me biçikletë në qytetin e Shkodrës po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme.

Rastet e aksidenteve sa vijnë dhe shtohen dhe kjo në më të shumtën e rasteve për shkak të mos respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor. Një tjetër aksident i tillë ka ndodhur në Shkodër. Ka qenë ora 20:35 e së shtunës kur një persona që po lëvizte me biçikletë është përplasur me një mjet. Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Bujar Bishanaku” në qytetin e Shkodrës ndërkohë që në rrugë në momentin e aksidentit nuk kishte shumë lëvizje.

Një mjet me targë SH 66 94 E ngjyrë e kuqe është përplasur me një të moshuar që po ecte me biçikletën e tij duke u aksidentuar në pjesën e përparme tek xhami i makinës. Nga sa raportohet i moshuari është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën. I aksidentuari ka marrë dëme të lehta pasi është rrëzuar.

Burime pranë policisë së Shkodrës bëjnë me dije se i moshuari nuk ka respektuar rregullat e qarkullimit rrugor edhe pse po lëvizte me biçikletën e tij duke i prerë në mënyrë të papritur rrugën automjetit, gjë e cila më pas solli edhe këtë aksident. Po sipas burimeve policore drejtuesi i mjetit ka qenë brenda nromave të shpejtësisë së lejuar duke qarkulluar në bulevardin “Bujar Bishanaku”. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë duke bërë hetimet përkatëse për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti.

Ajo që mbetet shqetësim janë rastet në rritje të personave që aksidentohen në qytetin e Shkodrës duke ecur me biçikletën e tyre. Në vetëm pak javë janë rreth 5 raste të tilla disa herë edhe të rrezikshme për jetën e të aksidentuarve. Qoftë masat e policisë por edhe ndërgjegjësimi i qytetarëve duhet të jetë më i madh.

Artikulli paraprakKELMEND, MERRET PENG 26 VJEÇARI
Artikulli tjetërBESIMTARËT KATOLIKË FESTOJNË PASHKËT