Një gazetare ruse e cila raportonte nga kryeqyteti ukrainas Kiev, është vrarë.
BBC shkruan se gazetarja Oksana Baulina po filmonte shkatërrimin, pasi trupat ruse bombarduan zonën në Podolsk të Kievit.
Raportohet se sëbashku me gazetaren është vrarë edhe një civil , ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur, transmeton BalkanWeb.
Baulina ka punuar më parë për Fondacionin Kundër Korrupsionit të Alexei Navalny dhe iu desh të largohej nga Rusia për shkak të punës së saj me aktivistin e burgosur të opozitën shkruan BBC.