Po fluturonte mbi Atlantik, aeroplanit me 496 pasagjerë i prishet motori
Një avioni të Air France që po fluturonte nga Parisi në Los Angelos është detyruar që të bëjë ulje të papritur pasi iu prish njëri nga motorët mbi Atlantik. Një nga 4 motorët e Airbus A380 flight AF66 u prish në perëndim të Grenlandës të shtunën. Për fat të mirë nuk ka pasur asnjë të lënduar nga incidenti. Avioni po fluturonte me 496 pasagjerë dhe 24 anëtarë të ekuipazhit, njoftoi një zëdhënës i Air France për agjensinë e lajmeve AFP. Mendohet se incidenti ka ndodhur për shkak të prishjes së ventilatorëve, raporton BBC.