Po bërtisja sepse më përdhunove fëmijën dhe ai po tallej me mua! Unë e futa në shtëpinë tim, e ndihmova financiarisht dhe ai më shkatërroi fëmijën dhe jetën tonë.’ Këto ishin fjalët e 50-vjeçarit shqiptar i cili vrau kunatin sepse i kishte përdhunuar të bijën, dje në sallën e gjyqit.

50-vjeçari, i cili u la i lirë më kusht, përshkroi dje gjithë ‘makthin’ e nisur më 7 janar, ku u informuar nga pronarja e vajzës së tij se qiraja e banesës në qyteti ku ajo studionte nuk ishte paguar.

Vajza e tij ishte në shtëpinë e motrës së saj në Volos dhe kur ai si baba kërkoi shpjegim, nuk mori përgjigje. Ai nuk arriti ta merrte dot në telefon dhe shkoi në shtëpi për të takuar dy vajzat e tij.

Në bisedën mes babait dhe vajzës, nga 18-vjeçarja u zbulua se paratë ia kishte marrë një person që e kishte abuzuar dhe përdhunuar seksualisht në të kaluarën dhe tani e kërcënonte se nëse nuk ia jepte paratë do t’i zbulonte familjes dhe gjithë botës foto të tyre intime.

Pa i zbuluar personin që e ka dhunuar dhe shantazhuar, 50-vjeçari ka mbështetur vajzën e tij dhe i ka qëndruar në krah. Ai nuk e mendoi për asnjë moment mjedisin e mbyllur shoqëror ku jetonin dhe i kërkoi të bënte padi, ndërkohë që i kërkoi një psikolog.

Në ato momente ‘toka iu shemb’ ndër këmbë dhe fajësoi veten për faktin se nuk e kishte kuptuar se çfarë kishte ndodhur dhe çfarë po përjetonte fëmija i tij për kaq shumë vite. Ai u fiksua për të zbuluar se kush kishte abuzuar seksualisht dhe përdhunuar vajzën e tij, sipas raportimeve të tij tek zyrtarët e gjykatës.

Mëngjesin e së martës së kaluar, 18-vjeçarja zbuloi identitetin e përdhunuesit të saj.

“E kam mbështetur, e kam ndihmuar financiarisht, e kam futur në shtëpinë time dhe më ka dhunuar fëmijën. Gjendjes sime të rëndë mendore iu shtua ndjenja e tradhtisë”. Në pamundësi për të menaxhuar atë që po ndodhte, ai u largua nga Volos për t’u rikthyer në Argalasti.

Atje donte t’i kërkonte kunatit një shpjegim. Duke ditur të kaluarën e tij të dhunshme, ai ka marrë me vete edhe pushkën që posedon ligjërisht, mësohet të ketë thënë ai. Ai nuk e ka telefonuar vetë 33-vjeçarin pasi nuk kanë pasur shumë kontakte, por i ka thënë gruas së tij që ta telefonojë vëllain e saj dhe i ka kërkuar që ta ndihmojë të ndryshojë gomën e makinës pranë hyrjes së Volos.

33-vjeçari ka parkuar makinën në krahun e kundërt të rrugës, dhe është nisur drejt 50-vjeçarit që ndodhej në anën e kundërt të rrugës.

“Pse më dhunove dhe ma shkatërrove vajzën”, i bërtiti 50-vjeçari kur e pa.

Ai, pavarësisht se e ka parë armën që po mbante kunati i tij, jo vetëm që nuk ka dhënë asnjë shpjegim, por përkundrazi ka buzëqeshur me hidhërim dhe duke vrapuar, duke ndryshuar vazhdimisht drejtime, ka tentuar ta sulmojë dhe t’i rrëmbejë armën.

Si e përshkruan ai vrasësin?

Për t’u mbrojtur, 50-vjeçari ka goditur me tytën e armës 33-vjeçarin në kokë dhe gjoks dhe ai ka rënë përtokë. Por ai u ngrit dhe e sulmoi përsëri! 33-vjeçari – sipas asaj që ka dëshmuar autori, tentoi t’i hiqte armën nga dora dhe më pas gjatë përleshjes ka tërhequr këmbëzën dhe e ka qëlluar për vdekje.

Ai u kthye në Volos, shkoi në shtëpinë e vajzës së tij pa treguar se çfarë kishte ndodhur dhe prej andej shkoi në zyrën e avokatit të tij dhe thirri policinë për të zbuluar se çfarë kishte ndodhur. Më pas u dorëzua.

Artikulli paraprakHUMBI JETËN NGA PËRPLASJA E TRENAVE, NJË RRUGË NË GREQI MERR EMRIN E SHQIPTARES KLAUDIA LATA
Artikulli tjetërDEPUTETËT E BARDHIT DHE BERISHËS PARALAJMËRUAN KAOS, PARTIA SOCIALISTE KALON ONLINE MBLEDHJET E KOMISIONEVE