Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme, si pasojë kanë mbetur të plagosur rëndë dy fëmijë.
Dy fëmijët të moshës 11 dhe 12 vjeç kanë qenë duke kaluar rrugën, teksa janë përplasur nga një automjet, i cili shërben për transportin e udhëtarëve në Bilisht.
Nga dyshimet paraprake, mendohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normale të lejuara. Dy fëmijët janë transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Korçës.