Një 43-vjeçar nga Fushë Kruja u arrestua nga Policia Kufitare në Kapshticë, në dalje të Republikës së Shqipërisë.
Shkëlqim Plepi, banues në fshatin Armenas të Fushë Krujë ishte i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, me vendim nr 39 të datës 06.03.2018.
Gjykata ka caktuar për të masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.