foto ilustruese

Në pikën e kalimit kufitar Sukobin – Muriçan, më 23 gusht, gjatë kontrollit të një automjeti të pasagjerëve të drejtuar nga shtetas i Republikës së Shqipërisë, janë gjetur një sasi e madhe parash të padeklaruara.

Konkretisht, në pjesën e automjetit nën kruskotin e përparmë djathtas është gjetur një qese najloni në të cilën ka pasur një sasi të madhe të kartëmonedhave në prerje prej 50 euro.

Pas kontrollit të imtësishëm, nën sediljen e shoferit është gjetur një tjetër çantë me para. Shuma totale e parave të padeklaruara të gjetura është 202.060 euro.

Punonjësit e Drejtorisë së të Ardhurave dhe Doganave kontrollin e mjetit e kanë kryer në bashkëpunim me pjesëtarë të Drejtorisë Policore të Malit të Zi dhe punonjës të doganave dhe policisë të Republikës së Shqipërisë.

Për ngjarjen është njoftuar prokurori i shtetit të Malit të Zi. Paratë e gjetura të padeklaruara janë mbajtur përkohësisht deri në përfundimin e procedurës.

Artikulli paraprakPREFEKTURA TASK-FORCË PËR PESHKIMIN DHE GJUETINË E PALIGJSHME
Artikulli tjetërMUNGESA E PDV- ve, MBAN PENG LEJET E NDËRTIMIT NË SHKODËR