Një pjesë e qytetarëve anashkalojnë kalimin në vijat e bardha në rrugët e qytetit të Shkodrës. Shumë prej këmbësoreve nuk preferojnë të kalojnë në vijat e bardha por vendosin të kalojnë përmes rrugës duke rrezikuar në shumë raste jeten e tyre dhe duke provokuar aksidente.

Ndërkohë edhe drejtuesit e automjeteve shpesh herë nuk i japin përparësi kalimtarëve. Qytetarët thonë se duhet një ndërgjegjsim i të dyja palëve në mënyrë që të parandalohen aksidentet që mund të shkaktohen si shkak i pakujdesisë së këmbësoreve apo edhe nga shoferët.

Mosrrespektimit i sinjalistikës, si nga këmbësoret ashtu edhe nga drejtuesit e automjeteve mund të bëjë që të shkaktohen aksidente në rrugët e qytetit . Ndaj qytetarët duhet të ndërgjegjsohen dhe të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Artikulli paraprakVËZHGIMI I STAR PLUS, MINISTRIA DËSHTOI ME QESET PLASTIKE
Artikulli tjetërSHKODËR, DREJT PËRFUNDIMIT NDËRTIMI I GODINAVE SOCIALE