DVP Shkodër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve në terren, për parandalimin dhe konstatimin e rasteve të ndërtimeve të paligjshme, kanë evidentuar 2 raste të këtyre paligjshmërive, për të cilat janë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. Sh., 28 vjeç dhe M. Z., 49 vjeç, të dy banues në fshatin Theth, Shkodër, pasi janë konstatuar duke kryer punime ndërtimi, pa lejet përkatëse.

Po këta specialistë arrestuan në flagrancë shtetasin F. M., 29 vjeç, banues në lagjen “Perash”, Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshkortes së tij dhe ndaj vajzës së tyre të mitur.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakRAMA: TË LIROHEN MENJËHERË 3 POLICËT E KOSOVËS, NUK KANË KRYER KRIM
Artikulli tjetërPËRSËRITJE TË ZGJEDHJEVE NË RROGOZHINË, BERISHA: GJYKATA, VENDIM TË KONTROLLUAR, SHPALLI TË GJITHË ZONËN E PAVLEFSHME, RAMA E MANJA TË DËNOHESHIN