Një vajzë 13-vjeçe është rrëmbyer pasditen e sotme në kryeqytet.
Sipas policisë, në rrugën “Ndre mjeda” një person ende i paidentifikuar ka marrë jashtë dëshirës në automjet 13-vjeçaren dhe është larguar.
Vajza ishte duke u kthyer nga shkolla së bashku me të motrën kur u rrëmbye poshtë pallatit ku banonte nga një makinë tip ‘Fiat’.
Denoncimi është bërë nga motra e 13-vjeçares. Policia thotë se është vënë në ndjekje të automjetit dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e personit.