Një makinë është përfshirë nga flakët në rrugën Kras-Mallakastër paraditen e sotme.Automjeti ishte në ecje në drejtim të Tepelenës kur papritur është përfshirë nga flakët.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.Mësohet se në makinë po udhëtonte një familje emigrantësh shqiptarë dhe po shkonin në Greqi.

Për momentin rruga kombëtare, Levan- Tepelenë, është e bllokuar pranë fshatit Krahës në afërsi të kufirit mes Tepelenës dhe Mallakastrës.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbulimin e shkaqeve të zjarrit.

Artikulli paraprakHIDHET NGA KATI I TRETË I SPITALIT, VDES MENJEHERE
Artikulli tjetërRRËZOHET NË KANALIN VADITËS, HUMB JETËN 50-VJEÇARI