Një person është sulmuar nga ariu në Kukës. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Sasat në fshatin Nangë, teksa 45-vjeçari ishte duke kullosur bagëtitë.
Personi që është sulmuar nga ariu ka marrë plagë në kokë dhe në trup. Ai u mor me helikopter dhe u transportua per ne Tirane.
“Jemi njoftuar në sallën operative se në vendin e quajtur Sasat, mali i Gjallices, E.O rreth 45 vjeç, banues në fshatin Nangë, duke kullotur bagëtitë është sulmuar nga një ari, duke i shkaktuar plagë në kokë, shpatull dhe në këmbë.
Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes. Nga Tirana është nisur dhe helikopteri në ndihmë, për shkak të terrenit të vështirë malor” thotë policia.
Burimet bëjnë të ditur se 45-vjeçari ka ndezur një zjarr në mënyrë që helikopteri të lokalizojë vendndodhjen e tij.