“El Clasico” mes Barcelonës dhe Realit të Madridit nuk prodhoi fitues.
Pavarësisht pritshmërive, dy ekipet më të suksesshme iberike u ndalen në një barazim 0-0 në “Camp Nou”. Sfida u zhvillua në një atmosferë mjaft të trazuar politike, ku një numër i madh protestash u zhvilluan nga “Tsunami Demokratike”.
Këto të fundit kishin programuar edhe futjen e dronit brenda ambienteve të stadiumit, por gjithçka u zbulua nga policia katalanase. Dronet që mbanin dy banderola ku shkruhej: “Spanjë, uluni dhe flisni” dhe “Liria” ishin programuar për tu futur në ambientet e stadiumit mitik.
Protestat që kanë shpërthyer në Katalonjë vijnë pas arrestimit të seperatistëve katalanas që kërkonin pavarësinë e qytetit të tyre nga Spanja.