U luajt në qytetin e Vlorës ndeshja midis Flamurtarit dhe Vllaznisë.
Skuadra vendase ka shënuar që në minutat e parë të sfidës, duke kaluar në avantazh përballë skuadrës shkodrane.
45 minutat e rregullta plus 1 shtesë nuk kanë mjaftuar që Vllaznia të barazojë rezultatin, duke bërë që pjesa e parë të mbyllet me rezultatin 1-0 për Flamurtarin.
Por si të mos mjaftonte ndëshkimi i parë për Vllazninë, Flamurtari nuk ndalet dhe në minutën e 59-të shënon sërish me anë të Alvez.
Gjasat e Vllaznisë për të marrë një rezultat pozitiv, u duken të pakta që nga ai moment.
Dhe kështu ndodhi. 3 minutat shtesë të pjesës së dytë nuk i shërbyen asgjë Vllaznisë, e cila humbi me rezultatin 2-0.
/ Star Plus TV /