Kur ka vetëm pak ditë që ka filluar viti I ri shkollor, banorë të fshatit Hot I Ri janë të shqetësuar për rrugën të cilën fëmijët e tyre e përshkojnë për të shkuar në shkollë.
Automjetet të cilat lëvizin me shpejtësi të lartë në aksin rrugor Hot I Ri – Postribë janë makth I vërtetë për banorët ndërsa tregojnë se institucionet duhet të vendosin sa më parë kufizuesit e shpejtësisë në të gjithë gjatësinë e rrugës në mënyrë që drejtuesit e automjeteve të ecin më ngadalë.
Në të gjithë gjatësinë e kësaj rruge vihet re se ka mungesë të tabelave për kufizimin e shpejtësië duke I lejuar drejtuesit e mjeteve të lëvizin me shpejtësinë që duan. Gjatë mbrëmjes, problem në këtë rrugë mbetet edhe munegsa e ndriçimit, çka bën që rreziku për aksidente të mundshme ët jetë më I lartë.