Tre persona mbetën të plagosur në një lokal në Gramsh. Gjithçka ka ndodhur ndërsa po ndiznin sovën me dru.
Ata kanë hedhur lëndë djegëse benzinë, por flakët u kanë dalë jashtë kontrollit duke u djegur edhe bidoni me benzinë.
Raportohet se tre personat janë dërguar në spitalin e QSUT.
“Nē fshatin Gramsh, në një lokal duke ndezur sobën e drurit me benzinë ka marrë flakë ku ka shpërthyer bidoni me benzinë.Si pasojë kanë mbetur të plagosur shtetasit A.H., 45 vjeç, A.P., 48 vjeç, dhe E.H., 28 vjeç, të cilët janë transportuar në QSUT për një mjekim më të specializuar, jashtë rrezikut për jetën” njoftoi policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.