Qytetarët e Shkodrës raportojnë pranë redaksisë së Star Plus TV, probleme dhe fenomene negative që ndodhin në qytetin tonë.

Pranë zonës së quajtur “Te Dollari” është hapur që pusetë që në orët e para të mengjesit, e cila po shqetëson jo pak kalimtarët dhe pronarët e bizneseve përreth. Arsyeja është se si pasojë po shpërndahet një aromë tepër e keqe, pasi puseta është e ujërave të zeza. Lëvizja e automjeteve po e bën më shqetesusese këtë situatë, pasi ato e përhapin më tej aromen, që raportuesi thotë se është e padurueshme. Qytetari përmes denoncimit në radaksinë tonë, u bën thirrje institucioneve përgjegjëse të marrin masa.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakPËRBALLJA FATALE, NDAHET NGA JETA BOKSIERI
Artikulli tjetërSHQIPËRI-ITALI, FINALIZOHET OPERACIONI I PËRBASHKËT I ANTIDROGËS