Një person është mbytur paraditen e sotme ne bregdetin e Velipojës. Viktima është identifikuar si shtetasi Murat Hyseni, 76 vjeç.

Ka qenë duke notuar në thellësi dhe dyshohet se ka pësuar infarkt brenda në ujë. Menjëherë pushues të tjerë e kanë nxjerrë në breg ndërsa ka shkuar edhe ambulanca e qendrës shëndetësore të Velipojës, por ka qenë e pamundur për ta rikthyer në jetë pasi i moshuari kishte ndërruar jetë brenda në ujë.

Artikulli paraprakSHKODËR, FINALIZOHET OPERACIONI ‘BISTURIA’, ARRESTOHEN 2 MJEKË DHE NJË QYTETAR
Artikulli tjetërSHKODËR, BANORËT KËRKOJNË RRUGË DHE RRJET TË UJËSJELLËSIT