Një plagosje me armë zjarri u regjistrua mëngjesin e sotëm (1 dhjetor) në fshatin Balldre të Lezhës. I plagosur ka mbetur H.Gj, 43-vjeç me dy plumba në këmbë nga fqinji i tij me iniciale Gj.Gj.
Ngjarja ka ndodhur në orën 08:00 teksa Gjini ka hyrë në makinë për të çuar fëmijët e tij në shkollë. Fqinji i tij, me armë automatik ka qëlluar drejt tij duke e lënë të plagosur dhe është larguar nga vendngjarja.
Dyshohet se shkak i kësaj ngjarje është një konflikt për çështje prone mes dy personave.
I plagosuri ka qëndruar në makinë për 30 minuta derisa ka mbërritur ambulanca për ta transportuar atë në spitalin e Lezhës, ku ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka marrë në pyetje familjarët e të dy personave si dhe fqinj të tjerë për të bërë zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.