Të gjithë ata të cilët kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane presin me padurim përgjigjet nëse sistemi i ka nxjerrë fitues ose jo.
Me këtë rast, ambasada amerikane në Tiranë ka bërë një njoftim të rëndësishëm në rrjetet sociale.
Përgjigjet përfundimtare dalin duke nisur nga dita e martë e javës së ardhshme prej orës 18:00. Aplikantët do kërkojnë në sistem nëse janë fitues përmes kodit të marrë në momentin e regjistrimit.
Postimi i Ambasadës së SHBA:
“Të martën, duke filluar nga ora 18:00, mos harroni të kontrolloni nëse jeni një nga të përzgjedhurit e Vizës së Lotarisë! PyetAnën”-shkruan Ambasada e SHBA ne Tirane ne faqen e vet ne FB.