Në zbatim të projektit për sigurinë rrugore, ” Autoriteti Rrugor Shqiptar” ka filluar punime mbi < Urën e Bahçallëkut >, aksi rrugor Tiranë – Shkodër për riparimin dhe kompletimin e saj me elementë të përshtatshëm për qarkullimin e mjeteve.
Si rezultat i punimeve në këtë urë, për të mos krijuar trafik të rënduar dhe radhë të gjata, njoftojmë: Të gjithë drejtuesit e mjeteve dhe përdoruesit e rrugës që lëvizin në aksin rrugor Tiranë – Shkodër dhe anasjelltas, të qarkullojnë nga degëzimi i Kryebushatit në aksin rrugor Mjedë – Guri i Zi – Shkodër dhe anasjelltas. Ju lutemi drejtuesve të mjeteve dhe gjithë përdoruesve të rrugës që të zbatojnë sinjalizimet e vendosura nga < Enti Pronar i Rrugës> dhe drejtimet e detyruara nga punonjësit e policisë në situata të caktuara gjatë periudhës së kryerjes së punimeve. Gjithashtu kërkojmë mirkuptimin tuaj që të shmangni kalimin në këtë aks rrugor.
/ Star Plus TV /