Po rregullonte ujin bie nga tarraca, vdes i moshuari

 

Një i moshuar ka ndërruar jetë pasi ra aksidentalisht nga tarraca e banesës ku kishte hipur për të rregulluar tubacionin e ujit, pasi kishte ngrirë nga moti i acartë. Viktima është Vasil Kaçi 64-vjeç, ndërsa sipas policisë bazuar në dëshmitë e familjarëve dhe banorëve të lagjes ‘Kodra e Shtufit’ ai rrëshqiti nga tarraca. Pavarësisht ndihmës së parë që i kanë dhënë familjarët, rënia prej 9 metrash nga kati i dytë i banesës ka qenë fatale për 64-vjeçarin që ka ndërruar jetë menjëherë.

Artikulli paraprakHELIKOPTERI SHPETON TRE TE BLLOKUAR NE PUKE
Artikulli tjetërNGRIJNË TUBACIONET E UJIT , PROBLEME NË SHUMË ZONA. RRITET KONSUMI I ENERGJISË