Kryeministri Edi Rama sa herë që i jepet mundësia replikon me qytetarët në rrjetet sociale, madje shpesh herë edhe përplaset me ta.

Duket se situata në Ukrainë dhe rritjet e çmimeve dhe te karburantit në vendin tonë ka nxitur një komentues t’i drejtohet kryeministrit Rama. Teksa i kërkon zgjidhje për këtë situatë, Rama i përgjigjet se çmimet nuk kontrollohen dot nga qeveria ndërkohë që u shpreh se tregjet janë në kushte alarmi dhe se nuk duhet kurrsesi të mbyllim sytë përballë kësaj lufte.

JA KOMENTET

Cfare po ndodh me cmimin e naftes dhe miellit si eshte e mundur qe nuk ka nje kontroll per keto gjera seshte e drejte te rriten cmimet ne cdo sekond duhet te keni nje sgjidhje per kete.

Po behet lufte, lufte prej verteti, lufte me bomba e me viktima e me plage te jashtezakonshme, kjo po ndodh dhe po te ishte i mundur kontrolli i cmimeve nga qeveria, do e kishte ndonje qeveri ne Europe ku cmimet po rriten edhe me frikshem se ketu, nderkohe qe ketu nuk po rritet ende energjia elektrike, pikerisht sepse shteti qe e shet dhe e blen energjine, ndryshe nga nafta e mielli e tere te tjerat qe shiten e blihen nga privatet, po e mban me dhembe kur i thone llafit pikerisht qe te lehtesoje sadopak familjaret! Qe s’eshte e drejte kjo nuk diskutohet, po s’ka si te mos ndodhe ne keto kushte alarmi ne te gjitha tregjet dhe me sanksionet ndaj Rusise qe eshte eksportuesi me i madh ne Europe i gazit, naftes dhe grurit, por ama nga ana tjeter s’ka se si te mos e marrim edhe ne bashke me tere te tjeret, nje pjese te barres se luftes se ukrainasve kunder nje agresioni ushtarak mbi shtetin e tyre sovran e demokratik, sepse historia na ka mesuar me shume se nje here qe kush mbyll syte kur i vjen tjetrit lufta ne shtepine e vet, shume shpejt e ka luften ne shtepine e tij!

Artikulli paraprakEKIPI I MOSHAVE NË SHKODËR SENSIBILIZOHET PËR LUFTËN (FOTO)
Artikulli tjetërPUSHTIMI I UKRAINËS/ PËRFUNDON TAKIMI MES KRYEMINISTRIT TË IZRAELIT DHE PUTIN, JA LËVIZJA E RADHËS E LIDERIT IZRAELIT