Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shkuar sot në SPAK.
Teksa i drejtohej Prokurorisë së Posaçme, Meta ka folur për mediat, ndërsa nuk i ka ndaluar sulmet për Altin Dumanin, kreu i SPAK. Ai tha se Dumani mbron Ramën dhe nuk guxon që të përmendë emrin e kryeministrit.
“A e njeh Dum Dumanin kush është? Dum Dumani është ai që nuk guxon që të hapë çështjen e McGonigal, se është me Ramën. Ai nuk guxon që të përmendë emrin e Ramës. As për çështjen e Sali Berishës që e kthehu. Po shkoj te Dum Dumani”, tha Meta për mediat.
Kujtojmë se dje në SPAK u thirr Monika Kryemadhi, bashkëshortja e Ilir Metës.