“Po shkruej për vedi e Shkodrën”. Kështu titullohej libri i botuar me ditarin e mbajtur nga piktori i njohur Simon Rrota. Promovimi i këtij libri u organizua në ambjentet e teatrit “Migjeni” të qytetit të Shkodrës.

Libri fillon me shënime e ngjarje emocionuese që nga viti 1902, kur vendi ndodhej nën pushtimin osman. Dorëshkrimet flasin për momente interesante që autori i ka përjetuar me kolosin At Gjergj Fishta, mjeshtrin Kolë Idromeno,

veprat e tyre si dhe anektodat nga kontaktet me ta. Në këtë libër, mjeshtri i penelit Simon Rrota, përshkruan me hollësi çdo cep të Pazarit të famshëm të Shkodrës si dhe personazhet e njohur e tregtarët e tij, me emra dhe aktivitetet që ushtronin.

Libri ka 209 faqe dhe përmban shumë fotografi familjare dhe personale të autorit. Piktori Simon Rrota lindi më 23 tetor 1887, në Shkodër, ndërkohë ndërroi jetë me 27 janar të vitit 1961.

 

Artikulli paraprakPUSHIMET E VERËS, “SKIFTERËT” GRABITJE NË BANESA
Artikulli tjetërENERGJIA ELEKTRIKE “PENALIZON” BIZNESET NË LEZHË