Po tentonin të kalonin me helikopterë drejt Britanisë, ndalohen 4 shqiptarë

Katër emigrantë shqiptarë janë ndaluar teksa po tentonin të kalonin nga Franca drejt Britanisë me një helikopter privat. Katër shqiptarët, mes tyre dy gra dhe një fëmijë u arrestuan bashkë me pilotin britanik dhe dy britanikë të dyshuar si kontrabandistë të emigrantëve shqiptarë ndërsa helikopteri po përgatitej të dilte nga një aeroport në Marck, pranë portit verior të Kalais, shkruan e përditshmja Daily Mail e cila citon se kjo është hera e parë që përdoret një mënyrë e tillë transporti. Kalais është një trampolinë përe migrantët që përpiqen të kalojnë në Britani. Një nga mjetet më të përdorura janë kamionët të cilët hipin në anije. “Është hera e parë që zyra e prokurorit të Boulognes është thirrur për të hetuar një përpjekje për të kontrabanduar emigrantët nga ajri,” tha zyra e prokurorëve në Boulogne, pranë Kalais. Helikopteri ishte ende në tokë dhe piloti ishte në kontroll edhe pse emigrantët nuk kishin hipur kur u kryen arrestimet. Piloti dhe kontrabandistët e shqiptarëve ndodhen në paraburgim dhe mund të përballen me akuzat për ‘ndihmë të huajve pa dokumenta si pjesë e një grupi të organizuar’. “Ne ende nuk kemi një profil të plotë të pilotit. Hetuesit po presin që autoritetet britanike të dërgojnë informacion, “shtoi zyra e prokurorisë. Një zëdhënës tha se nëna shqiptare dhe fëmija i saj ishin ‘zhdukur’ pasi u dërguan në spital për kontroll. Gruaja tjetër shqiptare dhe një burrë po mbahen në një qendër të mbajtjes së emigrantëve. Një javë më parë Kryeministri francez Philippe pë pranoi se ai nuk ka ‘shkop magjik’ për të zgjidhur situatën e emigrantëve. Franca synon të punojë diplomatikisht për të ndihmuar për të stabilizuar shtete si Libia, nga ku shumë emigrantë synojnë të mbërrijnë në Evropë. Kryeministri francez tha se në këtë pikë do të bashkëpunohet edhe me Italinë ku mbërrin një numër i madh emigrantësh.

Artikulli paraprakPËRLESHJE TË DHUNSHME NË PARLAMENTIN TAJVANEZ
Artikulli tjetërTRAJNERI, PANUCCI ZYRTARIZOHET NESËR NË KRYE TË KOMBËTARES