Një familje prej 5 personash ka rrezikuar jeten, teksa po tentonin të kalonin përroin në fshatin Kaluer të Njesisë Administrative Ungrej në Lezhë.Automjeti me të cilin ata po udhetonin ngeli në mes të ujit, për shkak të prurjeve të shumta të perroit nga reshjet e dendura të shiut.Kanë qenë banoret e zonës të cilët kanë ndërhyrë, duke shmangur një tragjedi të mundshme, pasi niveli ujit ishte gjithnjë në rritje dhe rrjedha e përroit ishte e fortë.

5 personat u bllokuan në makinë në pamundesi për të dalë dhe gjithcka u zgjidh me ndihmen e personave të tjere që konstatuan situaten. Familja që u rrezikua ka ndjekur rrugen në të cilen kishte udhëtuar edhe më parë, duke mos patur dijeni për rritjen e menjehershme të nivelit të ujit.Në mungesë të një rruge tjeter alternative drejtuesi i automjetit u detyruar të veprojë në këtë menyre, duke rrezikuar jeten.

Sipas të dhënave 5 anetaret e familjes, që rrezikuan jeten po ktheheshin nga një ceremoni mortore në zonë.Ndërkohë prej mbrëmjes të së martës rajoni i Lezhës është përfshire nga reshje të dendura shiu, duke sjellë shtim të prurjeve në përrenjt e lumenjt në këtë zonë.

Artikulli paraprakPELESHI PËR RESHJET E SHIUT: KUOTAT E LUMENJVE S’PËRBËJNË RREZIK PËR PËRMBYTJE! JA SITUATA NË VENDIN TONË
Artikulli tjetërDIALOGU/ LAJÇAK TAKIM ME KURTIN, JA PËR ÇFARË U DISKUTUA