Eshtë goditur një tjetër tentativë për trafikim të lëndëve narkotike.
Janë sekuestruar 52 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa në mjetin tip “Benz” si dhe në pranga janë vënë dy persona dhe një është shpallur në kërkim.

Janë ndaluar shtetasit I.R 26 vjeç dhe shtetasi E.B 33 vjeç banues në Shkodër.
Policia po ndjek gjurmët e shtetasit A.K 29 vjeç i cili kishte në pronësi automjetin tip “Benz”.

“Nga veprimet hetimore, rezultoi se mjeti tip “Benz” që transportonte lëndën narkotike ishte në pronësi të shtetasit A. K. dhe paraprihej nga një mjet tjetër, me qëllim vënien në dijeni në rast konstatimi të punonjësve të Policisë” informon policia e Lezhës.

Kur 29 vjeçari ka konstatuar që shërbimet e Policisë kanë bllokuar automjetin që i paraprinte, ka mbyllur automjetin në afërsi të një karburanti dhe është larguar me shpejtësi. Kjo ngjarje ka ndodhur në fshatin Tresh në Lezhë.

Automjeti që po transportonte lëndë narkotike po lëviste nga Tirana në drejtim të Shkodrës, me qëllim trafikimin nëpërmjet kufirit jeshil drejt Malit të Zi
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve.”

Operacioni policor u kodua “Tranzit”.

Artikulli paraprakMETA SHPALL LISTËN KANDIDATËVE PËR VENDIN VAKANT NË GJYKATËN KUSHTETUESE
Artikulli tjetërARBËR ÇEKAJ KALLËZON NË SPAK PROKURORIN