Policia e Shtetit ka dalë sërish gjatë natës për kontrolle në autostradën Tiranë-Durrës.
Gjatë kontrolleve mbrëmjen e djeshme u ndalua një 33-vjeçar nga Tirana, i cili po udhëtonte me 261 km/h, një shpejtësi avioni kjo sipas Policisë.
Përveç rastit të 31-vjeçarit, gjatë fundjavës në autostradë u morën rreth 49 masa administrative për shpejtësi që varionin nga 172 deri në 261 km/h.