Një 59-vjeçar i cili po udhëtonte me biçikletë është aksidentuar për vdekje nga një automjet.
Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme (23 dhjeto) rreth orës 10:40, në aksin rrugor Fier – Patos. Policia informon se “shtetasi Agron Nuhaj, 61 vjeç, banues në Patos, duke drejtuar mjetin tip kamioncine, me targa FR 2577 D, ka aksidentuar me vdekje shtetasin F.L, 59 vjeç, banues në Mbrostar, i cili po udhëtonte me biçikletë.” U shoqërua në Komisariat drejtuesi i mjetit dhe po kryhen veprimet proceduriale. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.